Plazh në Shqipëri, çadrat 3.5 metra larg njëra – tjetrës, 3 metra distance edhe në det

  • 08 May 2020 - 16:39
 Plazh në Shqipëri, çadrat 3.5 metra larg njëra – tjetrës, 3 metra distance edhe në det

Drejtoresha e Axhencisë Kombëtare të Turizmit, Kornelia Ferizaj flet për një skenar pozitiv nëse kufijtë të hapen gradualisht.

Shpresojmë që kemi prurje turistësh nga Polonia tha ajo ne “Dite e re”.

Ndërkohë që masat që janë parashikuar është që çadrat të vendosen në një hapësirë prej 3.5 metra. Edhe distanca në det duhet të jetë 3 metra.

Nëse do shkosh të marrësh dicka në bar apo restorant duhet të ruash distancën 2-metra për person. Në tavolinat e restoranteve duhet të ketë minimum 4 persona për 10 metra katrorë. Dhe 1 metër në distancë nga personi në person.

Do të ketë ndryshim dhe shërbimet e bufesë të mëngjesit. Do të ofrohen kryesisht shërbimet në dhoma. Si dhe do të çdo hotel duhet të përcaktojë një coordinator anti COVID-19.

(Kosova Sot Online)