Vetëvendosje i bën jehonë fjalëve të ekspertit që thotë se e këshilloi Kosovën për t’u përballur me COVID- 19

  • 08 May 2020 - 16:57
 Vetëvendosje i bën jehonë fjalëve të ekspertit që thotë se e këshilloi Kosovën për t’u përballur me COVID- 19

Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë disa postime të fizikanit amerikan, që merret edhe me cështjet pandemike, Yaneer Bar Yam, sipas të cilit Kosova, me këshilla të ekpertëve vendas e ndërkombëtarë, ka menaxhuar mirë situatën nga Covid 19.

Ditë më parë, Yam ka shkruar se Kosova me anë të këshillave ka arritur ta menaxhojë gjendjen ashtu që të ketë vdekje për kokë banori 20 herë më pak se Suedia.

“Falë veprimeve të shpejta dhe vendimtare, duke ndjekur këshillat e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe të tonëve, shkalla e vdekjes për kokë banori është 20 herë më të ulët se në Suedi. Përkundër mungesës së resurseve dhe sistemit të dobët shëndetësor, një nga vendet më të varfra në Evropë është bërë një storje suksesi”, thuhet në dy pastime të fizikanit amerikan.

“Shkencëtari amerikan, ekspert në çështje të pandemisë, Yaneer Bar Yam, ditë më parë shkroi në “Tëitter” se si përkundër mungesës së resurseve dhe sistemit të dobët shëndetësor, Republika e Kosovës me sukses po e menaxhon situatën me COVID-19″, thuhet në postimin e LVV’së.

(Kosova Sot Online)