Vjen dorëheqja e parë nga Vetëvendosja

  • 08 May 2020 - 17:06
Vjen dorëheqja e parë nga Vetëvendosja

Ka dhënë dorëheqje edhe zyrtarisht nga Vetëvendosje, anëtari i kësaj partie Flamur Maloku. Ai ishte anëtarësuar në VV, pak para zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai thotë se për arsye të ndryshme, nga sot e deklaron dorëheqjen e tij nga Lëvizja Vetëvendosje.

Njoftimi i plotë:

Deklaratë

Miq e dashamirë,

Kontributi im në letërsi ka për qëllim që studimet e bëra t’i kontribuojnë zhvillimit të letërsisë në veçanti dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Edhe qëllimi im politik në Lëvizjen Vetëvendosje! ishte po ky, i njëjti; t’i kontribuoj Kosovës dhe popullit tim.

Për arsye të ndryshme, unë nga sot e deklaroj dorëheqjen time nga Lëvizja Vetëvendosje!.

Duke mos u penduar asnjëherë për punën që bëj dhe duke ju falënderuar përzemërsisht për përkrahjen në çdo kohë, dëshiroj të theksoj se do të vazhdoj të punoj pareshtur dhe të merrem njëkohësisht me studimet e profesionit tim.

Veprimtaritë mund të ndryshohen, por idealet kurrë!

Me nderime,
Flamur Maloku

(Kosova Sot Online)