Shpërthen profesori i së drejtës: Mashtruesit politik të ndëshkohen, premtimet dhe zotimet elektorale obligojnë edhe juridikisht

  • 08 May 2020 - 17:58
Shpërthen profesori i së drejtës: Mashtruesit politik të ndëshkohen, premtimet dhe zotimet elektorale obligojnë edhe juridikisht

“Në shtetet e së drejtës dhe të demokracive parlamentare nuk tolerohen spekulimet e ndryshimeve të programeve politike të subjekteve politike nëpërmjet “ harmonizimeve të tyre “ gjatë krijimeve të koalicioneve pas zgjedhore madje ndëshkohen në fillim të mandatit nëpërmjet mekanizmave dhe instrumenteve demokratike deri në mohime të mandateve të besuara e gjithsesi gjatë zgjedhjeve vijuese. Sa është kundërthënëse aq edhe amorale kur një subjekt politik premton “fusha me lule, prosperitet, progres...investime e mirëqenie” e në saje të tyre fiton vota të caktuara dhe pastaj, gjatë krijimeve të koalicioneve partiake pas zgjedhore, të njëjtat i deformon përmbajtësish dhe për të qenë edhe më keq edhe ato nuk i përfillë”, thotë profesori Riza Smaka.

Profesori i së drejtës Riza Smaka ka reaguar ashpër nga heqja dorë e LDK-së prej programit të saj Qeverisës, që e kishin ndërtuar me LVV-në, me rastin e lidhjes së koalicionit, kurse tani pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, në përpjekje për ta ndërtuar koalicionin me AAK dhe Nisma, po e negociojnë edhe një program krejtësisht të ri të qeverisjes së përbashkët, nëse arrijnë ta bëjnë atë. Smaka thotë se kjo formë veprimi nga partitë politike duhet të sanksionohet edhe me ligj sepse programi që paraqitet para votuesit është kontratë në kërkim të votës, prandaj obligimi është trefish më i madh, politik juridik dhe moral. Sipas profesorit Smaka, forma të tilla abuzimi me premtime tolerohen vetëm në vendet ku nuk funksionon si duhet dhe nuk zbatohet ligji.

Image
Riza Smaka

“Sipas doktrinës juridike dhe politike, zotimet dhe premtimet elektorale duhet të jenë koherente me programet politike të subjekteve politike dhe, kur të proklamohen në fushatë elektorale, shndërrohen në kontratë publike ndërmjet votuesve dhe premtuesve publikë. Në saje të bindjes kontraktohet nëpërmjet votë besimeve të kandidateve dhe kandidatëve për deputetë, subjekti politik kurdoherë është debitorë publik ndaj votuesve dhe është seriozisht i obliguar për të përfillur dhe zbatuar programin politik të kontraktuar. Për ndryshime dhe dështime të njëanshme në realizimin e programit politik , subjekti politik përkatës do të duhej të ndëshkohej jo vetëm gjatë zgjedhjeve tjera por edhe gjatë mandatit duke ia mohuar të njëjtin. Kjo është e mundur të realizohet në shtete në të cilat sundon ligji, në shtet të së drejtës por vështirë në shtete juridike çfarë është edhe vendi ynë! Pikërisht për këtë nocion filozofik të së drejtës, preferohen koalicionet parazgjedhore nga se në saje të postulateve të programeve politike parazgjedhore, votuesit e caktuar përcaktohen për dhe votojnë dhe ashtu kontraktojnë autorizime dhe obligime reciproke, vota për sendërtimin e premtimeve zgjedhore ose prishet kontrata. Te pyetja e juaj referuar LDK-së e cila fillimisht cakton vija të kuqe e rrjedhimisht të njëjtat i shpërfillë , i ndryshon në forma e përmbajtje për të cilat nuk i ka pas fituar votat e fituara, rezulton papërgjegjësia morale, juridike , politike ndaj qytetarëve votues të saj. Zaten ky kuazi fenomen është prezent edhe të subjektet politike tjera në vendin tonë”, thotë profesori Riza Smaka.

Ky lloj abuzimi, sikur që tani po e bënë LDK-ja, duke ndërruar jo vetëm partnerin e koalicionit, por edhe programin Qeverisës, sipas profesorit Smaka, nuk tolerohet në vendet demokratike ku sundon ligji dhe drejtësi, por ndëshkohen edhe nga shteti edhe nga elektorati. “Në shtetet e së drejtës dhe të demokracive parlamentare nuk tolerohen spekulimet e ndryshimeve të programeve politike të subjekteve politike nëpërmjet “ harmonizimeve të tyre “ gjatë krijimeve të koalicioneve pas zgjedhore madje ndëshkohen në fillim të mandatit nëpërmjet mekanizmave dhe instrumenteve demokratike deri në mohime të mandateve të besuara e gjithsesi gjatë zgjedhjeve vijuese. Sa është kundërthënëse aq edhe amorale kur një subjekt politik premton “fusha me lule, prosperitet, progres...investime e mirëqenie” e në saje të tyre fiton vota të caktuara dhe pastaj, gjatë krijimeve të koalicioneve partiake pas zgjedhore, të njëjtat i deformon përmbajtësish dhe për të qenë edhe më keq edhe ato nuk i përfillë”, thotë profesori Riza Smaka. Ai thotë se po të ishte në pozitën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, me rastin e marrjes së vendimit përfundimtar lidhur me dekretin e Presidentit Thaçi përmes të cilit ka dominuar LDK-në dhe kandidatin Avdullah Hotin, për ta bërë Qeverinë, ai do të votonte kundër dekretit të Thaçit, për rekomanduar shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, ashtu sikur e ka thënë profesor doktor Arsim Bajrami, ish hartues i Kushtetutës sepse mandati i Qeverisjes i takon vetëm subjektit të parë politik fitues të zgjedhjeve dhe nuk mundë të përvetësohet nga asnjë subjekt tjetër.

(Kosova Sot Online)