Aksident në Fushë Kosovë, vetura godet shtyllën e ndriçimit

  • 08 May 2020 - 18:11
 Aksident në Fushë Kosovë, vetura godet shtyllën e ndriçimit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Fushë Kosovë. Në këtë aksident është përfshirë një veturë, e cila ka goditur një shtyllë ndriçimi.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Policia rreth orës 16 është lajmëruar për një aksident trafiku në F.Kosovë. E përfshirë është një veturë e cila ka goditur një shtyllë ndriçimi, nuk ka persona të lënduar. Policia është duke u marrë me rastin”, ka thënë Krasniqi.

Media u sjell pamje të aksidentit.

(Kosova Sot Online)