Kurti – Gjykatës: Po i kryejmë me sukses detyrat, shpalleni antikushtetues dekretin e Presidentit

  • 08 May 2020 - 18:28
 Kurti – Gjykatës: Po i kryejmë me sukses detyrat, shpalleni antikushtetues dekretin e Presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është bërë e ditur se ka dorëzuar sot në Gjykatë Kushtetuese komentet lidhur me dekretin për mandatarin që ka shpallur presidenti.

“Sot, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti, dorëzoi komentet në lidhje me kërkesën nr. KO 72/20, pranë Gjykatës Kushtetuese, për dekretin e shpallur nga Presidenti, pak para orës 16.00 të premten e datës 30 prill. Ndër të tjera, bazuar në argumentet e paraqitura iu kërkua Gjykatës që të shpallë kërkesën të pranueshme dhe të shpallë dekretin e Presidentit nr.24/2020 të pavlefshëm dhe në kundërshtim me nenet 4.1, 84.4 dhe 84.14 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Nga Qeveria kanë deklaruar se janë duke i kryer me sukses detyrat kushtetuese.

Sot gjatë ditës komentet në Gjykatë Kushtetuese i kanë dorëzuar edhe presidenca e LDK’ja.

(Kosova Sot Online)