Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të shtunën

  • 08 May 2020 - 19:14
 Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të shtunën

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike të qëndrueshme, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të kushtëzojë mot me diell dhe me vranësira kalimtare të shtunën, paralajmëron IHMK’ja.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht e lehtë nga drejtimet e ndryshme, njofton IHMK’ja.

(Kosova Sot Online)