Më shumë se 271.000 të vdekur nga koronavirusi në botë

  • 08 May 2020 - 23:24
 Më shumë se 271.000 të vdekur nga koronavirusi në botë

Më shumë se  3 896 790 raste infektimi dhe 271 780 të vdekur janë regjistruan në 195 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.

Ndër këto raste, të paktën 1 268 000 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 4 862 vdekje të reja dhe 90 352 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 1 257 Britania e Madhe me 626 dhe Brazili me 610.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 886 raste, përfshirë 4 633 vdekje dhe 77 993 të shëruar. 1 rast i ri infektimi u njoftua midis të enjtes dhe të premtes.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 271 775 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 76 101 vdekje dhe 195 036 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 31 241 vdekje për 211364 raste, Italia me 30 201 vdekje për 217 185 raste Spanja me 26 299 vdekje për 222 857 raste dhe Franca me 26 230 të vdekur për 174 791 raste.

Europa – 1 681 558 raste (153 690 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 1 338 087 raste (80 754 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 324 309 raste (17 520 viktima).

Azia – 277 011 raste (10 163 viktima).

Lindja e Mesme – 212 644 raste (7 423 viktima).

Afrika – 54 944 raste (2 105 viktima).

Oqeania – 8 245 raste (125 viktima).

(Kosova Sot Online)