Rrëfehet Maloku: Dhashë dorëheqje nga VV’ja sepse aty nuk lejohet mendimi ndryshe

  • 09 May 2020 - 07:09
Rrëfehet Maloku: Dhashë dorëheqje nga VV’ja sepse aty nuk lejohet mendimi ndryshe

Ende pa i bërë 1 vit prej aderimit në Lëvizjen Vetëvendosje, Flamur Maloku ka dhënë dorëheqje nga partia e Albin Kurtit, duke akuzuar VV-në për linçime dhe fyerje të njerëzve e familjeve të tyre për ta parandaluar mendimin ndryshe.

Ai tha  se ka dhënë dorëheqje nga VV pasi aty nuk ka mendim ndryshe dhe nuk lejohet mendimi ndryshe.

“Vetëm pse e dhash një mendim për këshilltarin e Albin Kurtit, Shkelzen Gashi, filluan të më sulmojnë. Mua kjo më frikëson sepse VV po sulmojnë dhe po linçojnë”, tha Maloku.

“Njëri nga shqetësimet e mia pse jam larguar nga VV është se jam shqetësuar nga qëndrimi i Albin Kurtit për Shkelzen Gashin. Albini e ka ditë qëndrimin e Shkelzen Gashit para se ta angazhoj këshilltar. Por po ashtu pas shkarkimit, deklarata e Albinit ka qenë shqetësuese”, tha Maloku.

Ai paralajmëroi se ditëve në vijim do të publikojë edhe shumë fakte të reja shqetësuese që do të dëshmojnë arsyen e largimit.

Ai tha se nga VV ua sulmojnë njerëzve edhe familjet.

(Kosova Sot Online )