Parashikimi i motit për sot

  • 09 May 2020 - 07:23
Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike të qëndrueshme, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të kushtëzojë mot me diell dhe me vranësira kalimtare të shtunën, paralajmëron IHMK-ja.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht e lehtë nga drejtimet e ndryshme.

(Kosova Sot Online )