Lipjani mposht koronavirusin, shërohen të gjitha rastet

  • 09 May 2020 - 07:52
Lipjani mposht koronavirusin, shërohen të gjitha rastet

Imri Ahmeti, kryetar i komunës së Lipjanit me anë të një shkrimi në facebook ka konfirmuar se në këtë qytet nuk ka asnjë rast me Covid 19.

Ahmeti ka deklaruar se nga të dhënat e IKSHPKS-së të gjithë të infektuarit me Covid 19 janë shëruar plotësisht.

“Të dashur qytetarë pavarësisht optimizmit dhe rrethanave lehtësuese me pandemin Covid ne duhet akoma ti përmbahemi rregullave dhe udhëzimeve të IKSHP-së për të tejkaluar përfundimishtë këtë betejë të vështirë.”shkruan Ahmeti .

(Kosova Sot Online )