E thotë politologu: Thaçi e rrëzoi Qeverinë Kurti për ta quar në fund marrëveshjen për ndarje me Serbinë dhe shpëtuar Gjykatës Speciales

  • 09 May 2020 - 09:00
E thotë politologu: Thaçi e rrëzoi Qeverinë Kurti për ta quar në fund marrëveshjen për ndarje me Serbinë dhe shpëtuar Gjykatës Speciales

“Konsideroj se edhe rrëzimi i qeverisë Kurti është realizuar për t’i plotësuar disa ambicie mjaft të rrezikshme, këtë gradualisht po e theksojnë e nxjerrin në pah përpos zhvillimeve të brendshme ashtu edhe disa të jashtme. Ka qenë më se kuptuar se ardhja e një logjikë tjetër qeverisëse, konsiston edhe vendosjen e disa rregullave dhe kritereve më dinjitoze sa i përket vazhdimit të negociatave me Serbinë. Aleksandër Vucic, si mbështetës i disa projekteve antishtetërore nuk është se edhe ka gjetur përkrahje së fundi nga qeveria e re, por pikërisht ballafaqimi i tij si nga politika e re, ashtu edhe konfrontimi i tij në konferenca ka bërë që të projektohen disa politika nga të cilat ai do të mund të gjente bashkëpunim më të lehtë. Ai këtë mbështetje ka pasur të deklaruar por jo të garantuar plotësisht, vetëm nga Hashim Thaçi, me synimin që të bëjnë marrëveshje të përbashkët dhe pazar për çështjen e Gjykatës Speciale”, thotë Arsim Haziri.

Analisti politik Arsim Haziri, është i sigurt në bindjen e tij se qëllimi kryesor i rrëzimit të Qeverisë Kurti ka qenë dhe vazhdon të mbetet që Hashim Thaçit, president i vendit, ti lihet rruga e hapur për ta finalizuar marrëveshjen me Serbinë, për të cilin dokument flasin hapur diplomat ndërkombëtar, njohës të zhvillimeve në Evropë dhe në Ballkan.

Analisti Nexhat Haziri thotë se këtë bindje e ka akoma më të fortë dhe të argumentuar edhe nga deklarata e ish diplomatit amerikan James Hooper, njohës i çështjeve të lidhura me Ballkanin, ish-zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, i cili thotë së presidenti Serb Aleksandër Vuçiqi më shumë lehtë do të merret vesh me Hashim Thaçin pa ndërmjetësuesit evropian dhe amerikan, se sa me rolin e tyre lehtësues e ndërmjetësues, pasi që Thaçi ka marr garanci nga Vuçiqi që për kompromisin e ndryshimit të kufijve në interes të Serbisë, do të kërkohet që të mos ndiqet nga Gjykata speciale, nga një padi e ushtruar dhe e përgatitur si shantazh pikërisht nga ana e Beogradit, nëpërmes të Dick Martit.

Image
Arsim Haziri

“Konsideroj se edhe rrëzimi i qeverisë Kurti është realizuar për t’i plotësuar disa ambicie mjaft të rrezikshme, këtë gradualisht po e theksojnë e nxjerrin në pah përpos zhvillimeve të brendshme ashtu edhe disa të jashtme. Ka qenë më se kuptuar se ardhja e një logjikë tjetër qeverisëse, konsiston edhe vendosjen e disa rregullave dhe kritereve më dinjitoze sa i përket vazhdimit të negociatave me Serbinë. Aleksandër Vuçiq, si mbështetës i disa projekteve antishtetërore nuk është se edhe ka gjetur përkrahje së fundi nga qeveria e re, por pikërisht ballafaqimi i tij si nga politika e re, ashtu edhe konfrontimi i tij në konferenca ka bërë që të projektohen disa politika nga të cilat ai do të mund të gjente bashkëpunim më të lehtë. Ai këtë mbështetje ka pasur të deklaruar por jo të garantuar plotësisht, vetëm nga Hashim Thaçi, me synimin që të bëjnë marrëveshje të përbashkët dhe pazar për çështjen e Gjykatës Speciale”, thotë Arsim Haziri.

Sipas tij tani më nuk është aspak sekret as e i pa njohur plani i Thaçit, që duke gjetur subjekte të tjera politike, më të dëgjueshme e bashkëpunuese për kompromis me Serbinë, ta bëjë një qeveri tjetër në kundërshtim me kushtetutën por që do të jetë plotësisht nën kontrollin dhe ndikimin e tij, dhe kjo mbetet të shihet nëse do të arrij apo do ta humbë edhe këtë përpjekje.

“ Mbi këtë bazë është konkretizuar edhe qeveria e re, dhe tendenca për t’iu rritur pushteti presidentit të vendit ka bërë që të mandatohet një shumicë tjetër parlamentare për formimin e organeve shtetërore. Gjithkush e dinë e ka informacione se formimi i një qeverie jashtë legjitimitetit qytetarë, ka pasur për të ndodhur për disa projektuara prej të cilave Kosova ishte tronditur mjaft shumë, gjithnjë duke pretenduar se mendimi i Gjykatës Kushtetuese s’do të jetë në përkrahje të koalicionit anti sovran. Tash mbetemi në pritje të shohim nëse do ta ketë ndikimin e fuqishëm për ta arritur këtë qëllim apo do të pëson një humbje të turpshme dhe do ti vjen i turpshëm edhe fundi i karrierës politike si president i vendit, përçarës i skenës politike dhe i pa dëshiruar nga qytetarët”, thotë analisti Arsim Haziri.

(Kosova Sot Online)