ShBA-ja do të kishte përgjysmë më pak viktima, nëse masat do të merreshin 4 ditë më herët

  • 09 May 2020 - 12:10
 ShBA-ja do të kishte përgjysmë më pak viktima, nëse masat do të merreshin 4 ditë më herët

Sipas një studimi të ri, numri i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara do të mund të ishte përgjysmë më i vogël, nëse autoritetet do t’i merrnin masat kufizuese vetëm disa ditë më herët.

Vendimet për qëndrim të njerëzve në shtëpi dhe udhëzimet për vendosjen e maskave, të cilat u lëshuan nga mesi i marsit e tutje, kanë ndikuar në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit, nga i cili deri më tani kanë vdekur më shumë se 76 mijë amerikanë.

Megjithatë, një ekip i hulumtuesve nga Qendra Mjekësore “Princeton” thotë se nëse masat do të merreveshin vetëm katër ditë më herët, numri ditor i viktimave do të binte nga rreth dy mijë në ditë në më pak se një mijë në ditë.

Kjo nënkupton se Shtetet e Bashkuara tani do t’i kishin regjistruar rreth 38 mijë viktima të koronavirusit, shkruan “Daily Mail”.

Për më tepër, largimi i masave kufizuese, siç ka bërë thirrje presidenti Donald Trump, do ta çonte numrin ditor të viktimave në 3 mijë, thuhet në këtë studim.

(Kosova Sot Online)