Policia në Deçan konfiskon sasi mishi e suxhuku që s’i plotëson kushtet për konsum

  • 09 May 2020 - 12:33
 Policia në Deçan konfiskon sasi mishi e suxhuku që s’i plotëson kushtet për konsum

Në Deçan dje është arrestuar një burrë me dyshimin se në lokalin e tij mbante mish dhe suxhuk, që nuk i dihet prejardhja dhe që nuk i plotëson kushte për konsumim.

Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit nga inspektorët komunal dhe njësitë përkatëse policore, në lokal i janë gjetur mish dhe suxhuk, që nuk i dihet prejardhja dhe që nuk i plotëson kushte për konsumim”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se sasia e produkteve të mishit janë sekuestruar nga inspektorët dhe të njëjtit janë dërguar në lokacionin e dedikuar për asgjësim.

“I dyshuar është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thotë PK.

(Kosova Sot Online)