Tentim vrasje në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

  • 09 May 2020 - 12:39
 Tentim vrasje në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se para dy ditësh në Ferizaj ka ndodhur një tentim vrasje.

Sipas raporti 24-orësh të Policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka qëlluar viktimën mashkull kosovar me armë zjarri AK-47.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me dy copë fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një AK/ 47 me dy copë fishekë.  Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)