Kthehen në Kosovë 143 qytetarë nga SHBA-ja

  • 09 May 2020 - 15:47
 Kthehen në Kosovë 143 qytetarë nga SHBA-ja

Ambasada e Kosovës në Washington përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se tashmë në Kosovë kanë arritur 143 qytetarë, të cilët për shkak të pandemisë ishin ngujuar në SHBA.

“Sot në Prishtinë arriti fluturimi i riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me ndihmën e institucioneve të Republikës së Kosovës, 143 bashkatdhetarë të ngujuar në SHBA për shkak të pandemisë COVID-19 tashmë janë rikthyer në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada ka bërë thirrje që të bëhet kujdes edhe pas kthimit në Kosovë.

“Ju falënderojmë të gjithëve për durimin e treguar gjatë kësaj periudhe, dhe ju lusim të vazhdoni të tregoni kujdes të shtuar për shëndetin tuaj dhe familjeve tuaja”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)