Gjilani themelon qendrën kulturore europiane

  • 09 May 2020 - 16:33
 Gjilani themelon qendrën kulturore europiane

Në Ditën e Europës, Komuna e Gjilanit ka themeluar sot Qendrën Kulturore Europiane.

Kjo qendër ka të fuzionuar bibiotekën regjionale Fan S. Noli, Galerinë e Qytetit, Muzeun e Qytetit, bibloteka e qytetit “Beqir Musliu” (në themelim), klubin e lexuesve të biblotekës “Agon Musliu”(në themelim) e aktivitetete e organizata joqeveritare me orientime europiane e kukturore.

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Deniza Limani, ka thënë se për shkak të pandemisë nuk kanë arritur ta përmbyllin pjesën formale, por ceromonia do te organizohet menjehere pas pandemise.

Selia e Qendrës Kulturore Europiane do të jetë në objektin e biblotekës, meqë ndërtimin e këtij objekti e ka mbështetur BE dhe Komuna.

(Kosova Sot Online)