Alarmon Profesori: Kosovën e kanë privatizuar dhe po e sundojnë monarkët

  • 09 May 2020 - 17:04
Alarmon Profesori: Kosovën e kanë privatizuar dhe po e sundojnë monarkët

“liderët politik në Kosovë janë realisht edhe pronar të kompanive që janë emërtuar parti, këto parti kanë lider arkaik, të kohës së bujkrobërve, shefat e partive paraqiten jo rrallë në pozita monarku e një lloj mbreti, janë pronar të zhvillimeve ekonomike kur janë në pushtet, kanë përfituar skajshëm nga asetet publike , familjarët e tyre, partiakët e tyre, shokët dhe miqtë të shume si dhe biznesmen po jetojnë të gjithë nga buxheti i shtetit. Zgjedhjet përfundojnë për një muaj e gjysmë ndërsa përfitimi sa të zgjatë, shumica e tyre jetojnë nga pasurit dhe të ardhurat publike. Prandaj Kosova s’ka demokraci por ka përpjekje për të mbijetuar nga njerëz që nuk kanë as shkollim adekuat për këtë dhe për diçka tjetër madje kanë krijuar një eksperiencë të tmerrshme të zhvatjes së parasë publike, shefat e partive kur të lodhen duke zhvat buxhetin rrinë anash dhe vendosin njerëz për zhvatje të buxhetit në emër të tyre”, thotë Blerim Burjani.

Në raportin e fundit të Freedom House, i cili vlerëson nivelin e demokracisë në shtete e ndryshme të botës, vendet e rajonit të Balkanit dhe Kosova kanë marr një vlerësim negativ. Sido qoftë më së keqi qëndron Kosova, shtet me demokraci të re, që sipas këtij hulumtimi, duhet të kalon me shekuj për të arritur nivelin e zhvillimit dhe avancimit të demokracisë në shtetet në fqinjësi për shkak të liderëve politik autoritar e arbitrar që sundojnë nëpër parti politike dhe pengojnë reformimin e tyre. “Në vitin 2010, Kosova ishte ranguar me 32 pikë, ndërsa në vitin 2020 ka marr 36 pikë. Me fjalë të tjera, me trendin e tanishëm të progresit, Kosovës do t’i duhen 30 vite për të arritur nivelin e demokracisë të Malit të Zi, ndërsa 115 vite për të arritur nivelin e demokracisë së Sllovenisë”, thuhet në këtë raport. Analisti politik Blerim Burjani thotë se është për tu shqetësuar konstatimi i një gjendje të tillë, por është gjendje reale, pasi që sipas Burjanit pa ndryshuar mentaliteti i tanishëm i politik bërjes dhe pa u ndryshuar struktura e vjetër drejtuese nëpër partitë tona politike të uzurpuara nga liderët pronar dhe “baballarë” të partive politike, nuk mundë të ketë vlerësim dhe raporte të tjera më pozitive.

Image
Blerim Burjani

“liderët politik në Kosovë janë realisht edhe pronar të kompanive që janë emërtuar parti, këto parti kanë lider arkaik, të kohës së bujkrobërve, shefat e partive paraqiten jo rrallë në pozita monarku e një lloj mbreti, janë pronar të zhvillimeve ekonomike kur janë në pushtet, kanë përfituar skajshëm nga asetet publike, familjarët e tyre, partiakët e tyre, shokët dhe miqtë të shume si dhe biznesmen po jetojnë të gjithë nga buxheti i shtetit. Zgjedhjet përfundojnë për një muaj e gjysmë ndërsa përfitimi sa të zgjatë, shumica e tyre jetojnë nga pasurit dhe të ardhurat publike. Prandaj Kosova s’ka demokraci por ka përpjekje për të mbijetuar nga njerëz që nuk kanë as shkollim adekuat për këtë dhe për diçka tjetër madje kanë krijuar një eksperiencë të tmerrshme të zhvatjes së parasë publike, shefat e partive kur të lodhen duke zhvat buxhetin rrinë anash dhe vendosin njerëz për zhvatje të buxhetit në emër të tyre”, thotë Burjani. E me njerëz të tillë të pa ndryshueshëm e të pa zëvendësueshëm, sipas Burjanit, nuk mundë të flasim për ndërtim të demokracisë dhe të shtetit por vetëm për sundim dhe zhvatje të buxhetit. “Është për të ardhur keq që Kosova nuk ka demokraci por ka anarki dhe përfitim të pa bazë nga liderët e partive që kanë partitë si kompani që janë larg me të mira dhe përftim prurës, sepse për të pasur kompani private për të cilat nuk kanë aftësi për të mbajt as një javë, këta shitore nuk kanë administruar e lëre më me pas fabrika. Pra për ta më së miri është kjo si tash dalin në zgjedhje i fitojnë dhe jetojnë prej zgjedhjeve, prej tenderëve, punësimit, investitorëve të huaj që vijnë në Kosovë”, thotë Blerim Burjani.

(Kosova Sot Online)