Alarmon Haziri: Krizën qeveritare po e shfrytëzon krimi i organizuar i lidhur me politikën

  • 10 May 2020 - 07:44
Alarmon Haziri: Krizën qeveritare po e shfrytëzon krimi i organizuar i lidhur me politikën

“Natyrisht këtë situatë të rendë të kësaj krize e shfrytëzojnë të strukturat kriminale të lidhura me politikën për të marrë hisen e tyre në atë që quhet kapje e pushtetit si nga pozitat po ashtu edhe nga opozita. Ndërsa sa i përket procesit apo iniciativës së shumë përfolur të Vetingut, e që do të ishte një proces i domosdoshëm, për fat të keq më shumë është bërë fushatë marketing i partisë në pushtet, se sa ka qenë iniciativë e vendosur për tu bërë, për shkak se kjo iniciative ishte e politizuar dhe e pabesuar edhe nga faktori ndërkombëtar si palë që do të garantonte një lloj paanshmërie, pa të cilin nuk do të bëhej do të ky proces e as nuk do të ishte i besuar”, thotë analisti politik Nexhat Haziri”.

Image
Nexhat Haziri

Analisti politik Nexhat Haziri, duke parë gjendjen në të cilën është futur vendi, pa institucione me legjitimitet të plotë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, thotë se kjo amullia e madhe që po po vazhdon dhe nuk i dihet fundi, po shfrytëzohet për interesa kriminale, nga strukturat e krimit të organizuar, sepse edhe shteti i së drejtës është jashtë funksionimit normal dhe stabil. Madje Haziri shfaqë dyshimin e tij se edhe prodhimi i kësaj krize është inskenim i programuar pikërisht nga strukturat e krimit për ta provuar vazhdimin e kapjes së shtetit dhe pamundësuar iniciativën e parë të Qeverisë në detyrë për Ligjin Veting dhe atë të konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme.

“Së pari Kosova po hynë në një periudhë të të panjohurave të mëdha si rezultat i krizës politike dhe institucional pas mocionit ndaj qeverisë Kurti dhe paqartësive të mëdha kushtetuese sa i përket funksionimit të institucioneve shtetërore. Për ta bërë akoma më të rënd këtë situatë është polarizimi i tej skajshëm i klasës politike që ka prodhuar po ashtu një polarizim të përgjithshëm shoqëror në vend që rrezikon seriozisht vendin ta dërgoj drejtë një anarkie. Natyrisht këtë situatë të rendë të kësaj krize e shfrytëzojnë të strukturat kriminale të lidhura me politikën për të marrë hisen e tyre në atë që quhet kapje e pushtetit si nga pozitat po ashtu edhe nga opozita. Ndërsa sa i përket procesit apo iniciativës së shumë përfolur të Vetingut, e që do të ishte një proces i domosdoshëm, për fat të keq më shumë është bërë fushatë marketing i partisë në pushtet, se sa ka qenë iniciativë e vendosur për tu bërë, për shkak se kjo iniciative ishte e politizuar dhe e pabesuar edhe nga faktori ndërkombëtar si palë që do të garantonte një lloj paanshmërie, pa të cilin nuk do të bëhej do të ky proces e as nuk do të ishte i besuar”, thotë analisti politik Nexhat Haziri”.

(Kosova Sot Online)