Flet profesori i njohur: Ja si është përgatitur marrëveshja Thaçi Vuçiq për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

  • 11 May 2020 - 06:54
Flet profesori i njohur: Ja si është përgatitur marrëveshja Thaçi Vuçiq për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

“Natyrisht këtu rol të madh ka Hashim Thaçi. Thaçi duket se ka dhënë po-në e vetë. Këtej ishte edhe caktimi i LDK-së për Qeveri, sepse edhe kjo parti është e mendimit se duhet të veprohet ashtu siç deklaron dhe planifikon Grenelli SHBA-ve. Këtë ndarje e vuri përsëri në tavolinë BE-ja nëpërmjet Josep Borelit. Me deklaratën e vetë dhënë para ca ditëve doli në anën e ndarjes së Kosovës me marrëveshje. Fjala në pajtim mes palëve e ka një domethënie. Kjo, për faktin se Prishtina nuk do të detyrohet në marrëveshje. Ata (Prishtina e Beogradi) janë të lirë për të vendosur. Por, kjo thënie nuk qëndron. BE ka dalë në pozitat e ndërrimit të territorit. Vetë ideja e një "marrëveshjeje midis palëve është e pranueshme për BE" , tregon se kështu edhe do të shkon”, thotë profesor Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi e sheh si shumë serioze dhe shqetësuese deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, rreth opsionit final të arritjes së marrëveshjes, që nuk përjashton edhe ndarjen, ndryshimin e kufijve. Ashtu sikur Federika Mogherini edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, si ndërmjetësues në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk e kundërshton idenë e korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve. Ai thotë se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nuk është çështje e Bashkimit Evropian por e pajtimit mes palëve “Siç thashë kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Unë nuk shoh nevojën që ne të jemi më katolikë se Papa. Nuk na takon neve t’u themi serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të pajtohen ata, apo jo. Roli ynë do të jetë të lehtësojmë dialogun. Por siç thashë nuk duhet të jemi më katolikë se Papa. Nëse ata merren vesh për diçka në duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje, sepse secila marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës ka ndikim në rajon”, ka thënë Borell i pyetur nëse është kundër idesë së shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimit të kufijve. E duke folur rreth këtij qëndrimi, profesori universitar Muhamet Kelemdni thotë se ky qëndrim i Borellit shok paralel e-vizavi me qëndrimet e Hashim Thaçit dhe të Aleksandër Vuçiqit të cilët parimisht janë akorduar për siç thotë Hashim Thaçi ndërrim territoresh, pasi që ai nuk ka fare nostalgji për kufijtë e Rankoviqit, që nënkupton botërisht gatishmërinë për ti falë shtetit Serb Veriun e Kosovës.

“Në kuadër të marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë janë disa opsione në tavolinë. Tash edhe BE ka kaluar në anën që predikon një marrëveshje, qoftë edhe me ndryshim të vijës kufitare a me ndërrim të territoreve. Dhe, në kuadër të marrëveshjeve, jo vetëm midis Kosovës dhe Serbisë, por kudo, nuk përjashtohen zgjidhjet. Një zgjidhje që është në opsion është ajo e Thaçit me Vuciq për ndërrim të viseve midis tyre. Këtë po e përkrah politika aktuale në Vashington dhe ajo në Bruxel. Kjo, e fundit, në Bruxel, nuk ka ende qëndrim unik. Disa shtete në Union, si Gjermania, pastaj Anglia janë kundër ndryshimit të kufijve. Por, duket se edhe këto shtete, duke tërhequr idenë sui generis, më në fund mund të pajtohen me marrëveshje. Një çështje mbetet e qartë. Nga udhëheqja e shtetit të Kosovës, nga Qeveria do të varet tërësisht”, thotë Muhamet Kelmendi.

Mirëpo rol kryesor në këtë proces, sipas Kelmendit do të ketë qëndrimi përfundimtar i Hashim Thaçit. “Natyrisht këtu rol të madh ka Hashim Thaçi. Thaçi duket se ka dhënë po-në e vetë. Këtej ishte edhe caktimi i LDK-së për Qeveri, sepse edhe kjo parti është e mendimit se duhet të veprohet ashtu siç deklaron dhe planifikon Grenelli SHBA-ve. Këtë ndarje e vuri përsëri në tavolinë BE-ja nëpërmjet Josep Borellit. Me deklaratën e vetë dhënë para ca ditëve doli në anën e ndarjes së Kosovës me marrëveshje. Fjala në pajtim mes palëve e ka një domethënie. Kjo, për faktin se Prishtina nuk do të detyrohet në marrëveshje. Ata (Prishtina e Beogradi) janë të lirë për të vendosur. Por, kjo thënie nuk qëndron. BE ka dalë në pozitat e ndërrimit të territorit. Vetë ideja e një "marrëveshjeje midis palëve është e pranueshme për BE", tregon se kështu edhe do të shkon. BE duket se ka bërë disa ndërhyrje në marrëveshje. Fjala është për manastiret dhe kishat serbe në Kosovë. Për këto mendohet se 55 vjet do të jenë nën mbikëqyrjen e BE-së. BE-ja do ti ruan këtopor jo si ndonjë exterritorialitet në brendi të Kosovës. Në vend të kësaj do të ketë kujdesej nga BE për një periudhë 55 vjeçare. Por, dua të them se jam për ruajtjen e Mitrovicës, Ujmanit dhe Trepçës. Këto tri territore kurrsesi nuk duhet ti humbi Kosova. Natyrisht se Leposaviqi dhe fshatrat serbe në Veri mundë dhe duhet të ndërrohet me Luginën e Preshevës. Pa një bashkim të territorit nuk ka perspektivë vendi i ynë. Kosova duhet të kundërshtoj çdo exterritorialitet për ndonjë komunë a manastir ortodoksë. Nuk duhet pranuar asnjë pushtet mbi Ujman, Mitrovicë dhe Trepçë, sikundër edhe mbi Bujanovc. Në Medvegjën dhe pa e marr Banjën e Siarinës nuk ka asgjë. Disa fshatra nuk duhet pranuar”, thekson Kelmendi. Po ashtu Muhamet Kelmendi potencon se Kosova duhet të dali publikisht me vendime të qarta se si mendon për dialogun me shtetin serb dhe të mos nxitohet e të gabohet. “Duhet domosdo të shihen variantet dhe mbi ato duhet punuar. Kurrë nuk duhet lejuar asnjë organ të vendosi pa ndonjë plan mirë të analizuar dhe të njohur. Shpresoj se kështu edhe do të bëhet”, thotë Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot Online)