Paralajmëron analisti: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në favor të Dekretit të presidentit ndihmon marrëveshjen Thaçi,Vuçiq për ndarjen e Kosovës

  • 11 May 2020 - 16:46
Paralajmëron analisti: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në favor të Dekretit të presidentit ndihmon marrëveshjen Thaçi,Vuçiq për ndarjen e Kosovës

“Me rrëzimin e Qeverisë Kurti, Hashim Thaçi e ka konstruktuar vetë që sipas dëshirës së tij, po del e gjithë këtë krizë politike në vend, me qëllim për të konsumuar edhe qeverinë e LDK-së, në arritjen e marrëveshjes me Serbinë, njëjtë sikur që veproi me AAK-n të cilën e përdori për demarkimin e Kufirit me Malin e Zi, përkundër deklarimeve pompoze të Ramush Haradinajt, të cilat që të gjitha dolën të rrejshme, se nuk do ta pranonte kurrë një demarkim të formës së tillë”, thotë analisti politik Gani Qarri”.

Partitë politike dhe zyra e Presidentit të Kosovës, i kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese komente e kërkuara nga kjo gjykatë lidhur me dekretin e Presidentit Thaçi për dhënien e mandatit të formimit të Qeverisë së re LDK-së dhe dekretimin e Avdullah Hotit kandidat për mandatar të formimit të Qeverisë së re, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti. Kjo çështje pritet të trajtohet me prioritet nga Gjykata Kushtetuese, derisa masa e përkohshme në dekretin e Presidentit Thaçi është vendosur deri më 29 maj. Analistët politik presin nga Gjykata Kushtetuese që të merr një vendim të drejtë, të bazuar në përvojën e vitit 2014, kur ishte rasti i VLAN-it, përndryshe dhënia e mandatit LDK-së dhe formimi i Qeverisë pa zgjedhje të reja, nga koalicioni LAN, jo vetëm se do të ishte shkelje dyfishe kushtetuese, por paraqet edhe rrezik për procesin e bisedimeve me Serbinë, pasi që të gjitha këto subjekte politike, duke u thirrur në pro amerikanizëm, dhe duke u mbështetur edhe nga PDK-ja, janë të gatshme të bëjnë kompromise tepër të dhimbshme në procesin e vazhdimit të dialogut me Serbinë. Kështu mendon analisti politik Gani Qarri, duke u bazuar edhe në mos përjashtimi i idesë së korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell. E ndaj këtij qëndrimi ka reaguar edhe njohësi i rrethanave në Ballkanin Perëndimor, Daniel Server i cili thotë se mos kundërshtimi i prekjes së kufijve Kosovë-Serbi nga Borell nënkupton jo sinqeritet të diplomacisë së BE-së ngase tashmë e dinë shumë mirë që Thaçi dhe Vuçiq janë duke përgatitur një marrëveshje me shkëmbim njerëzisht e territoresh bazuar në linja etnike.

Image
Gani Qarri

“Bërja publike e qëndrimeve kontroverse të Josep Borellit i cili vetëm pak vite më parë shprehej vet kundër ndarjes së Kosovës, me logjikën aktuale të mbështetjes së ndryshimit të kufijve të Kosovës,ai po dëshmon hapur, se mbështet edhe projektin e krijimit të Serbisë së madhe, si dhe rritjen e zgjerimin e ndikimit rus në Ballkanin Jug perëndimor, gjë që bie në kundërshtim të plotë edhe me funksionin që mban si dhe politikat që përfaqëson si Përfaqësues i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian. Deklaratat e papritura të Josep Borellit, jo vetëm që krijuan pakënaqësi të madhe në Kosovë, por edhe vendimi eventual në gjendjen aktuale i Gjykatës Kushtetuese në favor të koalicionit të gatshëm për kompromise në dëm të Kosovës, të përbërë nga LDK-AAK-NISMA dhe Lista serbe,pa përfshirjen e LVV-s, në Qeveri,ashtu siç edhe po paralajmërohet publikisht, do të shkaktonte ngërç të madh politik e institucional dhe trazira të përmasave të paparashikueshme në gjithë Kosovën. Një vendimi i Gjykatës Kushtetuese në favor të këtij koalicioni, do të jetë me rrezik të paparashikueshëm sidomos për procesin e bisedimeve me Serbinë, pasi që të gjitha këto subjekte politike, duke u thirrur në pro amerikanizëm, dhe duke pasur edhe mbështetjen nga PDK-ja, janë të gatshme të bëjnë lëshime tepër të dhimbshme për Kosovën në procesin e vazhdimit të dialogut politik me Serbinë”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Madje sipas Qarrit,mos përjashtimi i idesë së korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë edhe nga vet Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, me të drejtë po shihet si një qëndrim tejet i rrezikshëm dhe i pa precedent edhe nga eksperti amerikan dhe njohësi i mirë i rrethanave në Ballkanin Perëndimor, Daniel Server.

“Mos kundërshtimi i prekjes së kufijve Kosovë-Serbi nga Borell nënkupton jo sinqeritet meqenëse spanjolli në krye të diplomacisë së BE-së tashmë e dinë shumë mirë që Thaçi dhe Vuçiq, ka kohë që janë duke përgatitur një marrëveshje me shkëmbim njerëzisht e territoresh bazuar në linja etnike, gjë që do të bëhej problematike dhe e rrezikshme për stabilitetin e gjithë Ballkanit. Habit fakti se si një njeri si z. Borell që vetëm pak vite më parë, vet shprehej kundër ndarjes së Kosovës kurse tani deklarohet jo kundërshtues. Me logjikën aktuale të mbështetjes së ndryshimit të kufijve të Kosovës,ai po dëshmon se mbështet hapur edhe projektin e krijimit të Serbisë së madhe dhe rritjen e zgjerimin e ndikimit rus në Balllkanin Jugperëndimor, gjë që bie në kundërshtim të plotë edhe me funksionin që mban si dhe politikat që përfaqëson si Përfaqësues i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian”, thotë Gani Qarri.

Prandaj, sipas tij edhe vendimi eventual i Gjykatës kushtetuese, në favor të dekretit të Hashim Thaçit për ti dhënë mandat të krijimit të Qeverisë së re LDK-së, e bënë situatën akoma më shqetësuese dhe të rrezikshme, për realizimin e projektit të ndarjes që është projekt i dizajnuar nga Thaçi.

“Me rrëzimin e Qeverisë Kurti, Hashim Thaçi e ka konstruktuar vetë që sipas dëshirës së tij, po del e gjithë këtë krizë politike në vend, me qëllim për të konsumuar edhe qeverinë e LDK-së, në arritjen e marrëveshjes me Serbinë, njëjtë sikur që veproi me AAK-n të cilën e përdori për demarkimin e Kufirit me Malin e Zi, përkundër deklarimeve pompoze të Ramush Haradinajt, të cilat që të gjitha dolën të rrejshme, se nuk do ta pranonte kurrë një demarkim të formës së tillë”, thotë analisti politik Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)