Johnson paralajmëron: Vaksina për koronavirusin mund të mos arrijë kurrë

  • 11 May 2020 - 17:02
Johnson paralajmëron: Vaksina për koronavirusin mund të mos arrijë kurrë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka paralajmëruar se vaksina për koronavirusin mund të mos arrijë kurrë dhe masat për parandalimin e shpërndarjes së tij mund të rrinë gjatë.

Në një dokument prej 60 faqesh, kryeministri Johnson ka paraqitur në mënyrë të detajuar masat të cilat do të aplikohen nga e mërkura, përfshirë edhe këshillën për rikthim në punë, ushtrimet jashtë shtëpisë dhe piknikun në parqe, shkruan Independent.

Bizneset, bashkitë dhe polica kanë thirrur për sqarim pas paralajmërimit për lehtësimin e masave të cilat ai i paraqiti të dielën në mbrëmje pas deklaratës së tij në TV, e cila u cilësua si e “paqartë” dhe i “pavendosur”.

Ndërkohë, në Britani deri tash 32.065 njerëz kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

(Kosova Sot Online)