Lajme të mira nga Italia, ulje drastike e numrit të viktimave me Covid-19

  • 11 May 2020 - 19:41
Lajme të mira nga Italia, ulje drastike e numrit të viktimave me Covid-19

Shifrat akumulative të të vdekurve nga Covid-19 në Itali kanë shkuar në 30.739, pas publikimit të shifrave 24-orëshe lidhur me koronavirusin të hënën.

Më se 179 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga virusi. Vendi gjithashtu ka pasur 744 raste të reja në një ditë, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm në 219,814  të infektuar.

Mbi 105,180 persona e kanë mposhtur sëmundjen Covid-19 dhe janë shëruar totalisht në vend.

Ndërkaq, mbi 83 mijë janë ende të infektuar aktiv, prej të cilëve nën 1 mijë pacientë ndodhen në gjendje kritike për jetën dhe janë nën kujdes intensiv. 

(Kosova Sot Online)