Haziri: Nesër dalin rezultatet e 50 mostrave të marra sot nga Gjilani

  • 11 May 2020 - 23:08
 Haziri: Nesër dalin rezultatet e 50 mostrave të marra sot nga Gjilani

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se 50 mostrat e sotme në Gjilan janë në proces në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe presin që rezultatet t’i marrin gjatë ditës së nesërme.

Ai ka thënë se të infektuarit e fundit, përfshirë edhe nënën e re, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë në vetizolim.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të dalin nga shtëpitë  e tyre vetëm kur e kanë të domosdoshme – dhe atë duke respektuar të gjitha masat.

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

#Dita60. 50 mostrat e sotme në Gjilan janë në proces në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe presim që rezultatet t’i marrim gjatë ditës së nëserme.

Komiteti i Emergjencave për parandalimin e përhapjes së #Covid19, ka marrë të gjitha masat për t’i mbikëqyrë 10 rastet e fundit, si pasojë e burimit të ri të infekstionit në një spital priavat.

Gjendja e të infektuarve është e mirë, të gjithë janë në vetizoloim duke përfshirë edhe nënën e re, e cila është infektuar gjatë kohës së lindjes në spitalin privat.

Pra, burimin e ri e kemi në menaxhim të plotë dhe po punojmë që ta mbyllim edhe këtë fazë 14 ditore të menaxhimit të situatës së re.

Ju lutem, vazhdoni t’i përmbaheni orarit të daljes. Dil vetëm nëse e ke patjetër, por me maska e dorëza dhe duke e mbajtur distancën!

(Kosova Sot Online)