Britania shënon 416 viktima të koronavirusit në spitale për 24 orë

  • 12 May 2020 - 15:42
 Britania shënon 416 viktima të koronavirusit në spitale për 24 orë

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Britani të Madhe janë shënuar 416 të vdekur nga koronavirusi. Në këtë shifër janë përfshirë vetëm personat që kanë vdekur në spitale.

Në mesin e këtyre viktimave, 350 u shënuan në Angli, 50 në Skoci dhe 16 në Uells, ndërsa Irlanda Veriore ende nuk i ka publikuar të dhënat për të martën, shkruan “Metro UK”.

Qeverita britanike pritet që më vonë gjatë ditës të njoftoijë për shifrën zyrtare të të vdekurve, ku do të përfshihen edhe rastet e shënuara në shtëpitë e të moshuarve dhe në vende të tjera.

Numri i ri i viktimave u publikua në kohën kur u raportua se shifra e vërtetë e të vdekurve nga Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë mbi 40,000 persona, në bazë të analizës së të dhënave të publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave.

Pavarësisht shifrave shqetësuese, qeveria ka vendosur t’i lehtësojë disa masa të kufizimeve. Kryeministri Boris Johnson ka thënë se njerëzit që nuk mund të punojnë nga shtëpia mund të shkojnë në vendet e punës, por ka bërë thirrje që të shmanget transporti publik.

(Kosova Sot Online)