Vdes një zyrtar i LDK’së në Ferizaj

  • 12 May 2020 - 15:59
 Vdes një zyrtar i LDK’së në Ferizaj

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj ka njoftuar se ka ndërruar jetë anëtari i kryesisë së degës së LDK’së në Ferizaj, Shyqeri Mehmeti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Salihaj ka thënë se Mehmeti ka qenë për disa vite edhe kryetar i nëndegës së VI’të.

“Shyqeri Mehmeti ishe disa vite kryetar i nëndegës së VI, si dhe shumë vite anëtar i kryesisë së degës së LDK-së në Ferizaj, një veprimtar i palodhshëm i situatave të vështira, njeri i drejtë dhe i guximshëm. Ishte disa mandate drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, me ç’rast u shqua si menaxher dhe organizator i mirë, duke u dalë në ndihmë të gjithë atyre që patën nevojë për shërbimet e këtij institucioni”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)