Pluhuri nga Saharaja po i afrohet Kosovës - do ta prishë cilësinë e ajrit

  • 12 May 2020 - 18:50
 Pluhuri nga Saharaja po i afrohet Kosovës - do ta prishë cilësinë e ajrit

Depërtimi i cikloneve në Mesdheun Perëndimor këtyre ditëve pritet të sjellë mbi vendin tonë koncentrime më të larta të pluhurit saharian nga Afrika Veriore, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “gjatë ditës së djeshme kishte koncentrime pak më të rritura të këtij pluhuri”.

Në fotografinë e mësipërme, të bërë nga PW, gjatë perëndimit të diellit, kjo vërehet më shumë në qiell, si një nuancë e ngjyrës së verdhë.

“Në ditët e ardhshme, me depërtimin e masave më të nxehta ajrore nga Afrika, do të ketë rritje edhe më të lartë të koncentrimit të pluhurit, sidomos nga dita e enjte, derisa të premten dhe të shtunën do të jenë koncentrimet më të rritura, kjo sipas parashikimeve numerike”, njofton PW.

Sipas PW, koncentrimi më i rritur i pluhurit mund të ndikojë herë-herë edhe në rritje të vlerave të cilësisë së ajrit në të pashëndetshme.

(Kosova Sot Online)