Ambasadorët pa mandat, vazhdojnë punën

  • 12 May 2020 - 20:34
 Ambasadorët pa mandat, vazhdojnë punën

Të hënën mbrëma, Kosova dhe shteti Shën Luçia, kanë firmosur një marrëveshje. Tash e tutje zyrtarët e dyja shteteve që kanë pasaporta diplomatike, nuk kanë nevojë për viza.

E këtë marrëveshje në emër të Kosovës e ka nënshkruar ambasadorja Vlora Çitaku, që tashmë nga Ministria e Punëve të Jashtme është liruar nga detyra.

Ndërkohë, janë bërë më shumë se dy muaj që kur ministri në detyrë Glauk Konjufca, i ka dërguar presidentit propozimin për tërheqjen e 7 shefave të misioneve diplomatike, mesin e  tyre dhe Vlora Çitakun.

Ky i fundit, deri me tani ka refuzuar kthimin e ambasadorëve në vend, kështu këta të fundit vazhduan punën.

Këshilltari i Konjufcës, ish ambasadorit, Sabri Kiçmari,  thotë se prej këtyre diplomatëve  kanë kaluar mandatin 2 fish, madje ka dhe një rast të 3fisht.

Kicmari shton se do ti ndjekin të gjitha rrugët ligjore, në mënyrë që vendimi i MPJ-së të bëhet i plotfuqishëm.

E për këtë çështje do të flitet edhe në Komisionin për Punë të Jashtme.

Një  gjë të tillë e ka konfirmuar kryetarja e këtij trupi të Kuvendit, Time Kadrija.

Sipas Kadriajt, ambasadorët kanë të drejtë të vazhdojnë punën e tyre.

Nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, thonë se çështja në fjalë ka kaluar në pjesën e luftës politike.

Butrint Berisha nga ky Institut, thotë se vonesat e këtilla,  dërgojnë mesash të gabuar edhe brenda shërbimit të jashtëm diplomatëve.

Media ka dërguar pyetje edhe në adresën e zyrës së Presidentit, në lidhje me këtë çështje, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

(Kosova Sot Online)