Policia arreston dy djem të rinj nën dyshimin se kryen trafikim me njerëz

  • 12 May 2020 - 21:04
 Policia arreston dy djem të rinj nën dyshimin se kryen trafikim me njerëz

Policia e Kosovës përmes një shkrimi adresuar medieve ka bërë të ditur se sot janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.

Këtë operacion e kanë realizuar hetuesit policorë të Sektorit Qendror të Hetimeve të drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas hetimeve të zhvilluara dhe udhëhequra nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Dy të arrestuarit janë të moshës 23 dhe 24-vjecare me iniciale A.A dhe E.A.

Gjatë realizimit të planit si prova materiale janë sekuestruar përkohësisht dy DVR, një telefon mobil, një veture dhe dy fletore të evidencave.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Policisë.

Hetuesit policorë të Sektorit Qendror të Hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas hetimeve të zhvilluara të udhëhequra nga Prokuroria Themelore Mitrovicë, sot më 12.05.2020, kanë realizuar një plan taktik, në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore Mitrovicë. Plani është realizuar në Skenderaj, ku janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se kane kryer veprat penale: ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’.

Dy të dyshuarit (meshkuj kosovarë) të arrestuar janë: A.A., viti i lindjes 1997 dhe E.A., viti i lindjes 1996

Gjatë realizimit të planit si prova materiale janë sekuestruar përkohësisht:

· 2 (dy) DVR,

· 1 (një) telefon mobil ,

· 1 (një) veturë dhe

· 2 (dy) fletore me evidencave.

Pas intervistimit, me akt-vendim të prokurorit i dyshuari: A.A. dërgohen në mbajtje, kurse i dyshuari E.A., lirohet në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)