Deputeti i VV’së thotë se tani veturat zyrtare mund t’i përdorin vetëm kryeministri, ministrat dhe zëvendësat e tyre

  • 12 May 2020 - 23:19
 Deputeti i VV’së thotë se tani veturat zyrtare mund t’i përdorin vetëm kryeministri, ministrat dhe zëvendësat e tyre

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se qeveria e Kosova ka ndaluar përdorimin e veturave zyrtare. Përjashtim bëjnë vetëm kabineti i qeverisë.

Qeveria e Kosovës po mban një mbledhje sot në orët e mbrëmjes dhe përvec shkarkimit të drejtorit të aviacionit, duket se janë marrë edhe vendime tjera të rëndësishme.

‘’Qeveria e Kosovës ndalon përdorimin e automjeteve zyrtare.’’, shkruan Bajqinovci.

‘’Veturën zyrtare mund ta përdorin vetëm kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat.’’, shton ai.

(Kosova Sot Online)