Shkarkimi i Drejtorit të Aviacionit ka ndodhur si shkak i informacioneve të sinjalizuesve

  • 12 May 2020 - 23:23
 Shkarkimi i Drejtorit të Aviacionit ka ndodhur si shkak i informacioneve të sinjalizuesve

Anëtarja e shoqërisë civile, Flutura Kusai, thotë se shkarkimi i Drejtorit të Aviacionit Civil ka ardhur si pasojë e informacioneve të disa sinjalizuesve. Ajo po ashtu thotë se që një kohë të gjatë nuk ka qenë kaq e lumtur prej një vendimi të Qeverisë.

‘’Sonte disa sinjalizues e kanë fitu një betejë të rëndësishme në Autoritetin e Aviacionit Civil. Detajet nuk do të dihen kurrë publikisht, siç ndodhë rëndom me raste të sinjalizimit, por kjo është edhe një dëshmi sa e rëndësishme është të sinjalizosh.’’, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

‘’Moti, moti, nuk jam lumturu ma shumë. Vendim fantastik i qeverisë.’’, shton ajo.

Ndryshe, Qeveria në detyrë e Kosovës vendosi të martën në mbrëmje për shkarkimin e Eset Berishës nga pozita e drejtorit të Avicacionit Civil.

(Kosova Sot Online)