Glauk Konjufca paralajmëron reciprocitet ,Serbia do të hapë kufijtë me Shqipërinë, por jo me Kosovën

  • 13 May 2020 - 15:52
Glauk Konjufca paralajmëron reciprocitet ,Serbia do të hapë kufijtë me Shqipërinë, por jo me Kosovën

Ministri në detyrë, i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka thënë se hapja e kufijve për shtetet fqinje nga ana e Serbisë duke përjashtuar Kosovën është qasje diskriminuese.

Konjufca ka shkruar në Twitter se qeveria e Kosovës e dënon qasjen e tillë të Serbisë karshi Kosovës.

“Qeveria e Kosovës dënon qasje e pabarabartë dhe diskriminuese të Serbisë ndaj Kosovës. Serbia ka hapur kufijtë për qytetarët e vendeve të regjionit por jo për qytetarët e Kosovës. Kjo qasje vërteton edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Republika e Kosovës do të përgjigjet me reciprocitet ndaj pengesave të Serbisë për qytetarët e Kosovës ”, ka shkruar Konjufca.

Serbia do të hapë kufijtë për lëvizjen e njerëzve plotësisht nga 1 qershori për katër vende, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën dhe Shqipërinë edhe pse nuk kufizohet me këtë të fundit.

(Kosova Sot Online)