Glauk Konjufca i kapërcen 3 minutat e Kurtit, flet 3 herë më shumë

  • 13 May 2020 - 15:57
Glauk Konjufca i kapërcen 3 minutat e Kurtit, flet 3 herë më shumë

Qeveria Kurti është mbledhur sot për të raportuar për të arriturat e saj. Gjatë kësaj mbledhjeje foli edhe Glauk Konjufca, ministër i Punëve të Jashtme, për herë të parë pas 19 ditësh para publikut.

Më herët ishte raportuar se kryeministri Kurti iu kishte kërkuar ministrave që të raportonin për  të arriturat e tyre “në jo më shumë se 3 minuta.”

”Nga ministrat kërkohet që të jenë të gatshëm të raportojnë për të arriturat e tyre në jo më shumë se 3 minuta secili/a”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sidoqoftë, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca nuk respektoi një kërkesë të tillë duke folur plot 9 minuta, ose trefishin e kohës së kërkuar nga kryeministri duke folur për të arriturat e tij.

Ai mori fjalën në minutën 53:40 të mbledhjes së Qeverisë ndërkohë që e përfundoi në minutën 1:03:42.

Por, Konjufca nuk ishte ministri i vetëm të cilit raportimi i zgjati më shumë se sa që ishte kërkuar. Edhe ministrat e tjerë raportuan përtej kësaj kohe.

(Kosova Sot Online)