Haki Abazi: Askush s’do të lejohet të vazhdojë keqpërdorimet e pozitës dhe parasë publike

  • 13 May 2020 - 16:22
Haki Abazi: Askush s’do të lejohet të vazhdojë keqpërdorimet e pozitës dhe parasë publike

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi në mbledhjen e Qeverisë që është duke u mbajtur ka folur edhe për funksionalizimin e Komisionit Disiplinor për pozitat e larta.

Abazi në fjalën e tij e konsideroi si sukses hartimin në kohë rekorde të planit qeverisë.

“Funksionalizimi i komisionit disiplinor për pozitat e larta ka qenë një që është për brenda premtimit dhe u përmend nga kryeministri duke treguar konsistencën e plotë që asnjë njeri nuk është mbi ligjin dhe asnjë njeri nuk do të lejohet që vazhdoj keqpërdorimin të pozitës publike apo edhe të parasë publike gjithashtu dhe me këtë rast kemi bërë shqyrtimin çështjeve të ngritura nga ministria e Drejtësisë, nga Ministria e Integrimit Evropian dhe pozitat tjera të larta shqyrtuese. Ne do të vazhdojmë me këtë punë sigurisht dhe besoj që edhe me këtë kemi qenë plotësisht të hapur dhe transparent për brenda punës së Komisionit Disiplinor dhe në rrjedhshmëri të këtij veprimi ne si Zyrë e kryeministrit kemi funksionalizuar komisionin për pozitat e larta drejtuese është vazhduar që të zgjatet afati i drejtorit të Agjencisë për Barazi Gjinore që ka qenë një prej më të rëndësishmeve”, tha ai.

Në mbledhjen e Qeverisë, të gjithë ministrat janë duke prezantuar punën që kanë bërë gjatë këtyre 100 ditëve.

(Kosova Sot Online)