Kancelarja gjermane Merkel e pranon “në dhimbje” se ishte hakuar nga hakerët rusë

  • 13 May 2020 - 16:24
 Kancelarja gjermane Merkel e pranon “në dhimbje” se ishte hakuar nga hakerët rusë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka konfirmuar se ishte targetuar nga hakerët që mendohet se i përkisnin inteligjencës ushtarake ruse (GRU).

Ajo ishte pyetur në parlament rreth raportit të një magazine gjermane se GRU-ja kishte vjedhur emaile në një sulm kibernetik të vitit 2015.

“Më dhemb,” tha ajo, duke e përshkruar hakimin si “mizor”, shkruan BBC.

Por, kancelarja gjermane shtoi se do të vazhdonte të “orvatej për marrëdhënie të mira me Rusinë”.

Hakimi i vitit 2015 i raportuar nga magazina Spiegel përfshinte një vjedhje të dhënash nga kompjuterët në parlamentin gjerman.

Në vitin 2018, rrjeti i IT-së së qeverisë po ashtu u sulmua, ndërsa u raportua se hakerët rusë kishin përgjegjësinë edhe për një gjë të tillë.

Qeveria ruse ka mohuar hakimin e të dhënave të parlamentit gjerman.

(Kosova Sot Online)