Avdullah Hoti pyet Policinë dhe Arben Vitinë pse nuk reaguan për tubimin në shesh

  • 13 May 2020 - 16:30
Avdullah Hoti pyet Policinë dhe Arben Vitinë pse nuk reaguan për tubimin në shesh

Anëtari i kryesisë së LDK’së, i mandatuar për kryeministër, Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me lejimin e qindra personave të cilët bënë prova se si të protestojnë kundër mandatimit të Hotit për kryeministrit, në përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje.

Hoti thotë se fundjavën e kaluar policia i ka ndaluar bujqit e Rahovecit, të cilat ishin mbledhur për të “siguruar të ardhurat e familjes”, ndërsa ai shton se dje nuk pati asnjë reagim të Policisë përkundër se u mblodhën qindra njerëz, në kundërshtim me masat e caktuara për parandalimin e përhapjes së  Covid 19.

I kandiduari i LDK’së për kryeministër ka përmendur edhe ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë, i cili nuk ka reaguar për tubimin e djeshëm.

Shkrimi i plotë:

Vikendin e kaluar policia kishte intervenuar ndaj bujqve ne Rahovec qe ishin mbledhur per te siguruar te ardhura per familjet e tyre. Nuk kam reaguar per te mos e politizuar ceshtjen.

Nderkaq, dje ne Prishtine u mblodhen qindra veta ne shesh dhe asnje reagim nuk kishte nga policia.

Ministri i Shendetesise, qe menaxhon urgjencen e shendetit publik, nuk e tha asnje fjale. Kurse Kryeministri ne ikje ishte sigurisht i zene me dergimin e letrave neper bote.

Apo ndoshta paradat politike per te intimiduar demokracine nuk i nënshtrohen ligjit?!

(Kosova Sot Online)