Mustafa komenton provat e VV’së në shesh për protestë

  • 13 May 2020 - 18:20
 Mustafa komenton provat e VV’së në shesh për protestë

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se qeverinë Kurti e ka rrëzuar vetë Albin Kurti.

Mustafa ka akuzuar Kurtin pasi sipas tij Albin Kurti ka shkelur marrëveshjen e bashkëqeverisjes.

“Unë do të pyesja tash Kurtin pse e shkarkoj bordin e SHSKUK-së në kohën kur kishte nevojë më së shumti për stafin mjekësor. Unë kam kërkuar që ministrat e LDK të mos largohen nga kabineti qeveritarë. Ata kanë vazhduar punën e tyre”, ka thënë Mustafa.

Ai ka folur edhe për një provë proteste që është mbajtur gjatë se martës dje në Prishtinë.

“Ky është një kërcënim për ardhjen e qeverisë së re. Kjo është një tentim por kjo nuk ka pamundëson punën një qeveri të re. Rruga nuk është zgjidhja”

Mustafa ka thënë se formimi i qeverisë varet nga vullneti i Kuvendit.

Askush nuk mund të rrijë në qeveri pa vullnetin e Kuvendit.

(Kosova Sot Online)