Punëtorët shëndetësorë kërkojnë të shkojnë në Luginë për ta monitoruar situatën me Covid-19

  • 13 May 2020 - 18:36
 Punëtorët shëndetësorë kërkojnë të shkojnë në Luginë për ta monitoruar situatën me Covid-19

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), Blerim Syla, i është adresuar përmes një kërkese kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, si dhe dy ministrave, atij të Shëndetësisë, Arben Vitija dhe atij të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, me qëllim të mundësimit të vizitës monitoruese në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për t’u njohur nga afër me gjendjen e qytetarëve gjatë pandeminë COVID-19.

Kjo kërkesë vjen pasi javë më parë mjekë serbë janë lejuar të hyjnë në Kosovë për të bërë vizita dhe për të monitoruar gjendjen e komunitetit serb.

Më poshtë gjeni të plotë kërkesën e FSSHK-së:

I nderuari Z. Kryeministër në detyrë dhe ju të nderuar Ministra,

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, me të marr lajmin për lejimin e ardhjes së punëtorëve shëndetësor nga Serbia për të monitoruar situatën me Pandeminë COVOD-19 në komunat e banuara kreyesisht me serb për ti ndihmuar qytetarët, ku shumica destinacion kanë Komunën e Graqanicës, kërkon që ti mundësohet punëtorëve shëndetësor nga Kosova(një ekipë e cila do të bëj vlerësimin e nevojave dhe kërkesave) ti dalin në ndihmë në cilësinë e monitoruesve të gjendjes me COVID-19 qytetarëve shqipëtar në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,tani më në FSSHK për këtë gjë janë ofruar edhe vullnetarë duke u nisur nga vet unë-Kryetari i FSSHK-së dr. Blerim Syla.

Ne dëshirojmë të njoftohemi nga dora e parë se a janë testuar dhe si po menxhohet situata atje. Po ashtu ofrojmë edhe ndihmën tonë profesionale, në koordinim të plotë me udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ju lutemi që këtë vizitë të na e garantoni përmes komunikimit tuaj me Ministrinë e Shëndetësisë së Serbisë .

Besojmë që kësaj rradhe kërkesën tonë do ta trajtoni me seriozitet duke e ditur situatën e këtyre qytetarëve dhe nevojës së tyre për ti qenë pranë dhe ofruar shërbime shëndetësore në këto rrethana.

Në fund kërkojmë nga të gjithë ju që kjo qështje të mos politizohet e as mos ti jipet kahje tjetër, sepse qëllimi i vetëm është solidarizimi dhe humaniteti i organizimit sindikal për qytetarët- pacient potencial.

Me respekt,

Dr. Blerim Syla

Kryetar i FSSHK-së

(Kosova Sot Online)