Një pjesë e madhe e Prishtinës pa ujë – Ujësjellësi lëshon njoftim

  • 13 May 2020 - 19:01
 Një pjesë e madhe e Prishtinës pa ujë – Ujësjellësi lëshon njoftim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se sot rreth orës 19:00 pritet të rikthehet furnizimi me ujë për disa lagje të Prishtinës.

Lagjet e kryeqytetit, Dardania, Kalabria dhe Lakrishte kanë mbetur pa ujë gjatë të mërkurës si pasojë e prishjes së një gypi të ujit në rrugën “Ilaz Kodra” të Prishtinës.

“Zgjatja e sanimit ka ndodhë për shkak të natyrës më të ndërlikuar të dëmtimit. Sipas informacioneve nga terreni, furnizimi me ujë pritet të rikthehet rreth orës 19:00”, ka njoftuar KRU “Prishtina” përmes një komunikate për media të mërkurën.

KRU “Prishtina” ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për problemin e paraqitur, që i ka lënë pa ujë disa lagje të kryeqytetit.

(Kosova Sot Online)