Haxhiu thotë se kur qytetarët mendojnë për hipokrizinë, u shkon mendja tek Haki Abazi

  • 13 May 2020 - 19:26
 Haxhiu thotë se kur qytetarët mendojnë për hipokrizinë, u shkon mendja tek Haki Abazi

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Haki Abazi, duke e pyetur se për çfarë programit qeverisës e ka fjalën ai, kur flet për diçka të tillë.

Haxhiu ka thënë se përkundër se është i detyruar, kryeministri në largim nuk e ka sjell asnjëherë programin qeverisës para deputetëtve. Ajo e ka kritikuar qeverinë për mbledhjen e mbajtur sot, në të cilën thotë se e ka lavdëruar veten.

“Për çfarë programi qeverisës po flet Haki Abazi ? Për programin e premtuar të KM në largim të cilin nuk e solli të plotë asnjëherë para deputetëve. E që në fakt ishte i obliguar. Në vend se të merret me pandeminë dhe me situatën e vështirë nëpër të cilët po kalojnë qytetarët këto ditë, Qeveria e Kosovës e paska bërë një mbledhje për t’u vetlavdëruar. Madje, Haki Abazi paska marrë guximin që të lavdërohet për “programin qeverisës” dhe publikimin e tij në “afat rekord” si dhe për “keqpërdorimin e parasë publike””, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu i është drejtuar Abazit duke thënë se kur një qytetar i rëndomtë i Kososvës kur mendon për hikoprizinë, do t’i shkojë mendja te ai.

“Hakiu me gjasë ka harruar se qeveria që udhëhiqet nga partia e tij, programin qeverisës, i cili edhe ashtu nuk është as gjysmak, e ka sjellë kush e di sa kohë pas themelimit të qeverisë.

Për më tepër, përderisa këta lavdëroheshin se kinse me qeverinë e re nuk do të paguhej rryma në veri, por që nuk e ndalen dot, tash flasin edhe për “keqpërdorimin e parasë publike”. Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësi se pagesa po bëhet, përkundër që dokumentet nuk po publikohen.

Apo iu kan pëzier gjërat Hakiut të Rockfeller-it, tek flet për keqpërdorimet e pozitës zyrtare dhe parasë publike, sepse mendjen veç aty e ka. Haki, një qytetar i rëndomt i Kosovës kur e mendon hipokrizinë, rrallë që nuk i shkon mendja tek ti”, ka shkruar Haxhiu.

(Kosova Sot Online)