Ministria e Drejtësisë: Të gjithë zyrtarët që janë testuar për Covid-19 kanë dalë negativ

  • 13 May 2020 - 21:10
 Ministria e Drejtësisë: Të gjithë zyrtarët që janë testuar për Covid-19 kanë dalë negativ

Ministria e Drejtësisë bën të ditur se pasi një zyrtar i këtij dikasteri u testua pozitiv me Covid-19 me datën 11 maj, të gjithë personat që kishin kontakt me të janë testuar dhe kanë dalë negativ.

Po ashtu, Ministria e Drejtësisë bën të ditur se zyrtari i prekur me Covid-19 dhe familja e tij janë në gjendje stabile.

Ky është njoftimi i plotë i MD’së:

Njoftim,

Ministria Drejtësisë ju njofton se gjithë zyrtarët e MD-së, të cilët janë testuar nga IKSHPK-ja kanë rezultuar negativ në testimin për Covid -19.

Ky testim, është bërë për zyrtarë të cilët kishin kontakt të afërt me zyrtarin e MD-së, i cili dy ditë më parë, më 11 maj rezultoi pozitiv me Covid -19.

Ministria e Drejtësisë është në kontakt të vazhdueshme me zyrtarin i cili ka rezultuar pozitiv, dhe ju njofton se gjendja e tij dhe familjes së tij është stabile.

Gjithashtu, MD-ja ju informon se janë ndërmarrë të gjitha masat e parapara nga IKSHPK-ja, ku janë dezinfektuar ambientet e punës dhe janë vendosur gjitha mjetet e tjera higjienike.

Ministria e Drejtësisë falenderon Institutin e Shëndetësisë Publike për angazhimin e tyre dhe testimin e zyrtarëve të MD, Ministrinë e Shëndetësisë dhe njëkohësisht ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve t’i zbatojnë masat e parapara për parandalimin e përhapjes së sëmundjes Covid -19.

(Kosova Sot Online)