Të infektuarit e rinj me koronavirus në Vushtrri kanë ardhur nga Suedia

  • 13 May 2020 - 21:46
 Të infektuarit e rinj me koronavirus në Vushtrri kanë ardhur nga Suedia

Kryetari i Komunës së Vushtrisë, Xhafer Tahiri, ka dhënë detaje për dy rastet e reja me koronavirus në këtë komunë.

Tahiri ka treguar në Facebook se këto dy raste kishin ardhur para disa ditësh nga Suedia.

“Të dy rastet janë nga e njejta familje, me banim në rrugën 2 maji. Këta qytetarë kanë ardhur nga Suedia para disa ditësh dhe me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve por kanë qenë në vetizolim në shtëpinë e tyre”, ka shkruar Tahiri.

Ndër tjera i pari i Vushtrisë ka treguar se rastet e kontaktit për testim nuk kanë mundur të përfundojnë gjatë ditës së sotme.

“Rastet e kontakteve të paralajmruara sot për testim sipas informatave nga IKSHPK nuk kanë arritur të përfundohen sot ndërsa rezultatet pritet të dalin nesër. Ju lutem qëndroni në shtëpi, mbane distancen dhe përdorëni mjetet mbrojtëse, kështu nuk e marrim e as nuk ja japim askujt virusin”, ka shkruar Tahiri.

Tetë raste me Koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë. Ndërkohë, nuk është raportuar asnjë i shëruar. Kështu ka njoftuar Instituti i Shëndetësisë.

Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Rahovecit 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rahovec), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri). 

(Kosova Sot Online)