Apeli i radhës i IKSHP-së: Lehtësimi i lëvizjes nuk do të thotë mosrespektim, ju lutemi kujdes

  • 14 May 2020 - 12:23
Apeli i radhës i IKSHP-së: Lehtësimi i lëvizjes nuk do të thotë mosrespektim, ju lutemi kujdes

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sapo ka lëshuar edhe një porosi për qytetarët e Kosovës.

IKSHPK kërkon nga të gjithë që të respektohen rregullat e caktuara dhe aplikimi i masave në luftën ndaj koronavirusit.

Njoftimi:

“Të nderuar qytetarë!

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!

Lani duart me kujdes 20-30 sekonda!

Virusi akoma gjendet në mesin tonë.

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.

Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave në vendet publike.

Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

Ju faleminderit për mirëkuptim.

(Kosova Sot Online)