AUV ka një njoftim me rëndësi për të gjithë ata që mbajnë qenë

  • 14 May 2020 - 15:46
 AUV ka një njoftim me rëndësi për të gjithë ata që mbajnë qenë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka filluar projekti ’’Menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacak’’. Për këtë, AUV po apelon tek të gjithë ata që kanë qenë, t’i mbajnë ata në mbikëqyrje

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, tha për Express se projekti do të zgjasë deri më datën 21 prill.

“Lusim qe gjatë, gjithë kohës sa zgjatë projekti i cili është  paraparë të përfundojë në Prill 2021, ti mbajnë nen mbikëqyrje qentë e tyre. Në të kundërtën kudo që hasen në rrugë apo hapësira tjera të lirë, do të trajtohen si qen endacak. Për të gjitha trajtimet që u bëhen Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe praktikat veterinare të kontraktuara nuk mbajnë përgjegjësi”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shpjeguar se çka saktësisht përfshihet në projektin ’’Menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacak’’.

“Projekti parasheh zënien e qenve, mjekimin (vaksinimin dhe trajtimet e të nevojshme mjekësore), kastrimin, sterilizimin dhe ne raste të veçanta eutanazinë kur qeni vlerësohet si dyshimtë për përhapje të ndonjë sëmundje apo rrezik fizik ( për eutanazi vendos veterinari duke respektuar aktet ligjore ne fuqi). Të gjithë qentë të cilët do të trajtohen do të shënjohen me numra identifikues të cilët do të jenë lehtë të identifikueshëm”, ka theksuar Thaçi.