Sulmon Krasniqi: Deputetët zhvatës, marioneta të liderëve të partive dhe grupeve të interesit

  • 14 May 2020 - 18:01
Sulmon Krasniqi: Deputetët zhvatës, marioneta të liderëve të partive dhe grupeve të interesit

“Duhet të krijohet një ligj edhe për sjelljet e pa përgjegjshme të deputeteve. Ata janë votuar nga qytetari, sepse të njëjtit kanë premtuar se me angazhimin e tyre në Kuvend do të bëjnë gjithçka për t'ua përmirësuar jetën, dhe jo për t'ua rënduar akoma më shumë. Por deri më tash e kanë dëshmuar që nuk janë asgjë tjetër veç se marioneta të liderëve të partive dhe grupeve të interesit, që për qëllim kanë zhvatjen e buxhetit të Kosovës”, thotë analisti Faik Krasniqi.

Analistët politik po vazhdojnë ta shohin me sy kritik mënyrën e funksionimit të legjislaturë së re të Kuvendit të Kosovës, të dal nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, ngase këta deputet, po vazhdojnë të marrin paga të majme dhe nuk po bëjnë asgjë për të mirën e qytetarit. Për më keq, shumica prej tyre u bashkuan në organizimin e “puçit’ ndaj qeverisë Kurti, e rrëzuan atë dhe tani vazhdojnë të shkojnë në Kuvend me duar në xhepa sepse angazhimi në parlament, pa qeveri funksionale me legjitimitet të plotë është i pa mundur, nuk ka bazë për të funksionuar.

Vetëm për muajt mars dhe prill të këtij viti, deputetët ja kanë marr buxhetit të shtetit për paga dhe mëditje hiq më pak se 775 mijë e 864 euro, për tre seance që kanë mbajtur dhe disa mbledhje komisionesh sa për sy e faqe. Analisti politik Faik, duke parë këtë mentalitet të vazhdimit të qasjes zhvatëse të buxhetit të shteti, pa ndonjë angazhim për interesin e qytetarit, thotë se edhe kjo legjislaturë e Kuvendit, me këta deputet që premtuan ndryshime, nuk po tregohet se ka interes tjetër përveç atij material personal, dhe nënshtrimit të deputetit servile ndaj urdhrave të liderit të partisë.

“Përveç interesit për paga dhe mëditje, shumica e deputeteve të Kuvendit të Kosovës janë treguar te pa përgjegjshëm. Kanë shkuar në Kuvend vetëm sa për të shënuar emrin për mëditje, dhe direkt janë larguar nga Kuvendi. Ky avaz është duke vazhduar prej pas luftës në Kosovë. Edhe kjo legjislaturë është vazhdimësi e legjislaturave të mëhershme”, thotë Faik Krasniqi.

Kjo sjellje e pa përgjegjshme që po përsëritet ndër vite, sipas Krasniqit duhet të sanksionohet me ligj, sepse deri më tani kultura e një shumice prej tyre ka devijuar tërësisht jashtë normave të mirësjelljes dhe veprimit në interesin publik për tu angazhuar në funksion të zgjidhjes së problemeve të qytetarit. “Duhet të krijohet një ligj edhe për sjelljet e pa përgjegjshme të deputeteve. Ata janë votuar nga qytetari, sepse të njëjtit kanë premtuar se me angazhimin e tyre në Kuvend do të bëjnë gjithçka për t'ua përmirësuar jetën, dhe jo për t'ua rënduar akoma më shumë. Por deri më tash e kanë dëshmuar që nuk janë asgjë tjetër veç se marioneta të liderëve të partive dhe grupeve të interesit, që për qëllim kanë zhvatjen e buxhetit të Kosovës”, theksoi analisti Faik Krasniqi.

(Kosova Sot Online)