Nesër dita më e nxehtë, temperaturat në Kosovë deri në 33 gradë celsius

  • 14 May 2020 - 18:10
 Nesër dita më e nxehtë, temperaturat në Kosovë deri në 33 gradë celsius

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. Temperaturat më 15 maj pritet të jenë më të lartat deri tash.

“Këto masa të ajrit do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave maksimale, duke bërë që dita e premte të regjistroj temperatura rekorde për muajin që jemi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që kontakti direkt me diellin nga ora 10-17 të jetë sa më i kufizuar. Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.”, thuhet në raportin e IHMK-së.

(Kosova Sot Online)