Mbi 1.4 milionë të infektuar në SHBA, 1.777 viktima nga Covid-19 në një ditë

  • 14 May 2020 - 19:26
 Mbi 1.4 milionë të infektuar në SHBA, 1.777 viktima nga Covid-19 në një ditë

Vijon të rritet bilanci i viktimave dhe të infektuarëve me Covid-19, ku sipas shifrave të publikuara numërohen mbi 4,4 milionë raste dhe mbi 299 mijë vdekje në të gjithë botën.

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 85.268, prej të cilëve 1.777 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 21.918, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.432.086. Kështu, SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar 310.383 të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në rreth 10,3 milionë.

(Kosova Sot Online)