Rritet numri i të vdekurve në Itali, 262 viktima në 24 orët e fundit

  • 14 May 2020 - 19:42
 Rritet numri i të vdekurve në Itali, 262 viktima në 24 orët e fundit

Rritet numri i viktimave në Itali në 24 orët e fundit, duke shkuar në 262. Në ditët më para numri i viktimave ishte nën 200, ndërkohë që janë regjistruar 992 rate.

Në total, numri i viktimave ka shkuar në 31368 persona.

Deri tani, në Itali janë prekur 223 096 persona me Covid-19.

Në Lombardi që është dhe rajoni më i prekur nga koronavirusi në Itali ka pasur një rritje të viktimave.

Në 24 orët e fundit në Lombardi kanë humbur jetën 111 persona, duke e çuar në 15.296 të vdekur në këtë rajon.

Ndërsa infektimet e reja në këtë rajon janë 522 raste pozitive nga 14 tamponë të bërë. Të shëruarit janë 653.

(Kosova Sot Online)