Policia arreston një person nën dyshimin se mashtroi KEK’un, nuk respektoi kriteret e tenderit

  • 14 May 2020 - 19:45
 Policia arreston një person nën dyshimin se mashtroi KEK’un, nuk respektoi kriteret e tenderit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka mashtruar KEK’un kur mori tenderin që të furnizojë KEK’un me dezinfektues të duarve.

I dyshuari, njëkohësisht pronar i kompanisë që fitoi tenderin Sh.D., viti i lindjes 1997, dyshohet se ka kryer veprat penale “Mashtrim i konsumatorëve” dhe “Mashtrim i blerësve”.

Sipas tenderit që fitoi, kompania e të dyshuarit nuk ka i ka përmbushur kriteret e kërkuara, pasi që dyshohej se përmbajtja e alkoolit në dezinfektues së duarve nuk ishte 70% alkool, sic ishte kërkuar.

Hetuesit policorë, kanë bërë testimin dhe ekspertizën e dezinfektuesit në laboratorin e licencuar të Doganës së Kosovës dhe rezultatet kanë dalë se dezinfektuesi kishte përmbajte vetëm prej 40% alkool.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Policisë së Kosvoës:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit – Prishtinë (NJRHKEK), më 01.04.2020 ka pranuar informatë se në një tender të KEK-ut (tenderin me negocim në vlerë prej 26.336.00 euro), për furnizim me dezinfektues për duar, ka dyshime për keqpërdorime dhe veprimtari penale nga kompania fituese e tenderit.

Dyshohet se dezinfektuesi që kompania fituese ka sjellë nuk i përmbush kriteret e kërkuara, pasi që dyshohej se përmbajtja e alkoolit në dezinfektues të duarve nuk ishte 70% alkool, ashtu siç ishin kriteret (kërkesa). Hetuesit policorë, kanë bërë testimin dhe ekspertizën e dezinfektuesit në laboratorin e licencuar të Doganës së Kosovës dhe rezultati del se: dezinfektuesi kishte përmbajtje vetëm 40 % alkool.

Më këto veprime i dyshuari pronar i kompanisë: Sh.D. viti i lindjes 1977, mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprat penale: “mashtrim i konsumatorëve” nga neni 292 i KPRK-së dhe “mashtrimi i blerësve” nga neni 293 i KPRK-së.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit policorë, me aktvendim nga prokurori kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)