Si përfundoi predha nga kopshti në kazermen “Adem Jashari”? Flet komandanti i FSK’së, Rrahman Rama
Një person gjeti një mjet shpërthyes në kopësht e dërgoi në FSK për ta deaktivizuar, alarmohet ushtria e Policia e Kosovës.
Shiritat e vendosur më herët po i largojnë.
Kjo rrugë dhe të tjerat që qojnë tek kazerma Adem Jashari në dalje të Prishtinës u mbyllen.
Në hyrje të këtij objektit u ndal një veturë brenda së cilës ishte një mjet shpërthyes.
Deri këtu, e solli një qytetar nga Skënderaj i cili predhën e gjeti në kopshtin e shtëpisë së tij në Prishtinë dhe e dërgoi në FSK për ta deaktivizuar.
Ekipet e specializuara morën të gjitha masat dhe kontatuan se kjo predhë ishte e luftës së fundit në Kosovë.
Pak kohë iu deshën FSK-së dhe policisë për të kryer punën që u kërkohej.
Më pas, Policia e Kosovës ; konkretisht njesia e deminimit ka përfunduar procedurat dhe mjetin e rrezikshëm e kanë dërguar në një vend të sigurt për ta deaktivizuar.
(Kosova Sot Online)